Sahihu i Buhariut — Hadithi 1744
133. Nënkapitulli: A lejohet ta kalojnë natën në Mekë ata që merren me shpërndarjen e ujit ose dikush tjetër (që kryen ndonjë punë në shërbim të haxhilerëve) gjatë netëve të Minas?
1744. Nga: Abdullah ibn Omeri
Jahja ibn Musai na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Bekri, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Ubejdullahu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ ia ka lejuar (Abasit të qëndrojë në Mekë për t'u shpërndarë ujë haxhilerëve).