Hadithet e ngjashme me hadithin 1747

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

1749. Nga: Abdullah ibn Mesudi

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Hakemi, e ky nga Ibrahimi se Abdurrahman ibn Jezidi tregon se ka bërë haxh me Ibn Mesudin (Allahu qoftë i kënaqur me të!), të cilin e ka parë duke i gjuajtur shtatë guralecë në Xhemrën e Madhe. Qabenë e la në të majtë, kurse Minan në të djathtë, pastaj tha: “Ky është vendi (ku qëndronte) ai që i është zbritur surja Bekare (Pejgamberi ﷺ).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1749

Fjalë të panjohura?

1747. Nga: Abdullah ibn Mesudi

Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani, e ky nga Ameshi, e ky nga Ibrahimi se Abdurrahman ibn Jezidi tregon: “Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i gjuajti guralecët nga mesi i luginës, andaj i thashë: “O Ebu Abdurrahman, disa njerëz po i gjuajnë nga sipër luginës.

- Betohem në Atë, përveç të Cilit s'ka të adhuruar të denjë, se ky është vendi (ku qëndronte) ai që i është zbritur surja Bekare (Pejgamberi ﷺ).”

Abdullah ibn Velidi ka thënë: “Na ka treguar Sufjani, e këtij ia ka treguar këtë Ameshi.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1747

Fjalë të panjohura?

1748. Nga: Abdullah ibn Mesudi

Hafs ibn Omeri na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Hakemi, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Abdurrahman ibn Jezidi se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) shkoi te Xhemra e Madhe, ku Qabenë e la në anën e majtë, kurse Minan në të djathtë dhe i gjuajti shtatë guralecë. Pastaj tha: “Kështu i ka gjuajtur guralecët ai ﷺ, të cilit i ka zbritur surja Bekare.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1748

Fjalë të panjohura?

1750. Nga: Abdullah ibn Mesudi

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi se Ameshi tregon: “E kam dëgjuar Haxhaxhin duke thënë nga minberi: “Surja në të cilën përmendet lopa (Bekare), surja në të cilën përmendet familja e Imranit (Ali Imran) dhe surja në të cilën përmenden gratë (Nisa)... Këtë gjë ia përmenda Ibrahim Nehaiut, e në atë rast më tha: “Abdurrahman ibn Jezidi më ka treguar se ka qenë me Ibn Mesudin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) teksa i gjuante guralecët në Xhemrën e Madhe. Ishte pozicionuar në mes të luginës, derisa erdhi paralel me pemën (që atëkohë ndodhej aty) doli përballë saj dhe i gjuajti shtatë guralecë, duke bërë tekbir në çdo gjuajtje.” Pastaj tha: “Betohem në Atë, përveç të Cilit s'ka të adhuruar të denjë, se këtu qëndronte (dhe i gjuante guralecët) ai ﷺ, të cilit i ka zbritur surja Bekare.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1750

Fjalë të panjohura?