Sahihu i Buhariut — Hadithi 427

48. Nënkapitulli: A lejohet të zhvarrosen (eshtrat nga) varret e idhujtarëve dhe mbi vendin e tyre të ndërtohen xhami?

Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Allahu i mallkoftë hebrenjtë! Varret e pejgamberëve të tyre i kthyen në xhamia.” Ndalesa e faljes së namazit në varre; Omeri e pa Enes ibn Malikun duke u falur pranë një varri dhe i tha: "Varri! Varri! Mirëpo, nuk e urdhëroi ta përsëritë namazin."

427. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Hishami, e këtij i ka rrëfyer babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Umu Habibe dhe Umu Seleme përmendën një kishë që e kishin parë në Abisini, ku kishte pasur ikona në mure. Këtë ia përmendën Pejgamberit ﷺ, i cili tha: “Ata (hebrenjtë dhe të krishterët), kur në mesin e tyre ndodhet ndonjë burrë i devotshëm dhe vdes, atëherë mbi varrin e tij ndërtojnë faltore dhe i bëjnë ato piktura. Të tillët, Ditën e Kiametit, do të jenë krijesat më të këqija tek Allahu.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 427

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?