Hadithet e ngjashme me hadithin 427
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
1341. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, teksa Pejgamberi ﷺ ishte i sëmurë, disa gra të tij i përmendën një kishë që e kishin parë në Abisini, të quajtur Maria. Meqë Umu Seleme dhe Umu Habibe kishin qenë në Abisini, theksuan bukurinë dhe ikonat e saj (kishës).
Pejgamberi ﷺ ngriti kokën dhe tha: “Këta, kur u vdes ndonjë njeri i devotshëm, mbi varrin e tij ndërtojnë faltore dhe pikturojnë brenda saj piktura (frymorësh). Ata janë krijesat më të këqija tek Allahu.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1341
Fjalë të panjohura?
434. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Abde, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Umu Seleme i rrëfeu të Dërguarit të Allahut ﷺ se, gjatë kohës sa ishin në Abisini, kishte parë një kishë të quajtur Maria, dhe ia përmendi pikturat (e frymorëve) që kishte parë aty.
I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ata janë njerëz që, kur u vdes ndonjë rob i devtoshëm, - ose ka thënë: burrë i devotshëm, - mbi varrin e tij ndërtojnë faltore dhe vizatojnë brenda saj piktura të atilla. Ata janë krijesat më të këqija tek Allahu.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 434
Fjalë të panjohura?
427. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Hishami, e këtij i ka rrëfyer babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Umu Habibe dhe Umu Seleme përmendën një kishë që e kishin parë në Abisini, ku kishte pasur ikona në mure. Këtë ia përmendën Pejgamberit ﷺ, i cili tha: “Ata (hebrenjtë dhe të krishterët), kur në mesin e tyre ndodhet ndonjë burrë i devotshëm dhe vdes, atëherë mbi varrin e tij ndërtojnë faltore dhe i bëjnë ato piktura. Të tillët, Ditën e Kiametit, do të jenë krijesat më të këqija tek Allahu.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 427
Fjalë të panjohura?