Sahihu i Buhariut — Hadithi 443
59. Nënkapitulli: Namazi i atij që kthehet prej udhëtimit
Kab ibn Maliku ka thënë: "Kur Pejgamberi ﷺ kthehej prej udhëtimit, fillimisht shkonte dhe falej në xhami."
443. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu
Halad ibn Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Misari, e këtij i ka treguar Muharib ibn Dithari se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Shkova te Pejgamberi ﷺ, i cili ishte në xhami. Misari ka thënë: “Kujtoj të ketë thënë: paradite.” Ai më tha: “Fali dy rekate.” Kishte një borxh për të ma kthyer. Ma ktheu, madje më dha më tepër.”