Hadithet e ngjashme me hadithin 443
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
1801. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu
Muslim ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Muharibi se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ ka ndaluar që, ai që kthehet prej udhëtimit, të hyjë te familja gjatë natës.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1801
Fjalë të panjohura?
443. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu
Halad ibn Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Misari, e këtij i ka treguar Muharib ibn Dithari se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Shkova te Pejgamberi ﷺ, i cili ishte në xhami. Misari ka thënë: “Kujtoj të ketë thënë: paradite.” Ai më tha: “Fali dy rekate.” Kishte një borxh për të ma kthyer. Ma ktheu, madje më dha më tepër.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 443
Fjalë të panjohura?