Sahihu i Buhariut — Hadithi 460

74. Nënkapitulli: Shërbyesi i xhamisë

Ibn Abasi, në komentimin e ajetit: “... këtë që është në barkun tim, vendosa ta kushtoj thjesht vetëm për shërbimin Tënd...”, (Ali Imran, 35) ka thënë: "Pra, t’i shërbejë xhamisë."

460. Nga: Ebu Hurejra

Ahmed ibn Vakidi na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e ky nga Thabiti, e ky nga Ebu Rafiu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një grua, - ose ka thënë: një burrë, - e fshinte xhaminë, - mendoj se ka qenë grua, - dhe vijoi hadithin që Pejgamberi ﷺ i ishte falur te varri.

Referenca: Sahihu i Buhariut 460

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?