Hadithet e ngjashme me hadithin 460

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

1337. Nga: Ebu Hurejra

Muhamed ibn Fadli na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Thabiti, e ky nga Ebu Rafiu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se vdiq një zezak, - burrë ose grua, - që e pastronte xhaminë (dhe përkujdesej për të), porse Pejgamberi ﷺ nuk ishte në dijeni për vdekjen e tij. Një ditë iu kujtua personi në fjalë, andaj pyeti:

- “Si i ka punët ai person?”

- Ka vdekur, o i Dërguari i Allahut! - i thanë ata.

- “Pse nuk më keni lajmëruar?” - pyeti.

- Ka qenë kështu e ashtu, - i treguan për të, duke e nënvlerësuar çështjen e tij.

- “Më drejtoni te varri i tij”, - tha Pejgamberi ﷺ. Kështu, shkoi te varri dhe ia fali xhenazen.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1337

Fjalë të panjohura?

458. Nga: Ebu Hurejra

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Thabiti, e ky nga Ebu Rafiu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se vdiq një burrë zezak, - ose ka thënë: një grua zezake, - që e fshinte xhaminë. Pejgamberi ﷺ pyeti për të e i thanë: “Ka vdekur.” Ai tha: “Pse nuk më keni informuar? Më drejtoni për te varri i tij”, - ose ka thënë: “... te varri i saj.” - Shkoi te varri dhe ia fali namazin (e xhenazes).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 458

Fjalë të panjohura?

460. Nga: Ebu Hurejra

Ahmed ibn Vakidi na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e ky nga Thabiti, e ky nga Ebu Rafiu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një grua, - ose ka thënë: një burrë, - e fshinte xhaminë, - mendoj se ka qenë grua, - dhe vijoi hadithin që Pejgamberi ﷺ i ishte falur te varri.

Referenca: Sahihu i Buhariut 460

Fjalë të panjohura?