Sahihu i Buhariut — Hadithi 518
107. Nënkapitulli: Të falurit në drejtim të shtratit tek është shtrirë femra me menstruacione
518. Nga: Mejmune bint Harithi
Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahid ibn Zijadi, e këtij i ka treguar Sulejman Shejbaniu, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Shedadi se Mejmunia (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ falej, ndërkohë unë flija pranë tij. Kur ai binte në sexhde, një pjesë e rrobës së tij më prekte, perderisa isha me menstruacione.”