Hadithet e ngjashme me hadithin 518
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
381. Nga: Mejmune bint Harithi
Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Sulejman Shejbaniu, e ky nga Abdullah ibn Shedadi se Mejmunia (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ falej në sexhade (të punuar prej degëve ose gjetheve) të palmës.
Referenca: Sahihu i Buhariut 381
Fjalë të panjohura?
379. Nga: Mejmune bint Harithi
Musededi na ka treguar nga Halidi, e këtij i ka treguar Sulejman Shejbaniu, e ky nga Abdullah ibn Shedadi se Mejmunia (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ falej në një sexhade (të punuar prej degëve ose gjetheve) të palmës afër meje, ndërkohë unë isha me menstruacione. Kur binte në sexhde, ndodhte që rroba e tij të më prekte.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 379
Fjalë të panjohura?
517. Nga: Mejmune bint Harithi
Amër ibn Zurare na ka thënë: Na ka rrëfyer Hushejmi, e ky nga Shejbaniu, e ky nga Abdullah ibn Shedad ibn Hadi, e këtij i ka rrëfyer tezja e tij, Mejmune bint Harithi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Shtrati im ishte në skaj të vendit ku falej Pejgamberi ﷺ. Kishte raste kur rroba e tij binte mbi mua, kurse unë isha e shtrirë.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 517
Fjalë të panjohura?
518. Nga: Mejmune bint Harithi
Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahid ibn Zijadi, e këtij i ka treguar Sulejman Shejbaniu, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Shedadi se Mejmunia (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ falej, ndërkohë unë flija pranë tij. Kur ai binte në sexhde, një pjesë e rrobës së tij më prekte, perderisa isha me menstruacione.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 518
Fjalë të panjohura?
333. Nga: Mejmune bint Harithi
Hasen ibn Mudriku na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Hamadi, e këtij i ka rrëfyer Ebu Avane - Vedahu, prej librit të tij, e këtij i ka rrëfyer Sulejman Shejbaniu, e ky nga Abdullah ibn Shedadi se tezja e tij Mejmunia (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, tregon se, kur i paraqiteshin menstruacionet, nuk e falte namazin. I Dërguari i Allahut ﷺ falej në një hasër palme, kurse ajo (Mejmunia) shtrihej përskaj tij. Sa herë që ai binte në sexhde, një pjesë e rrobës së tij e prekte Mejmunen.
Referenca: Sahihu i Buhariut 333
Fjalë të panjohura?