Sahihu i Buhariut — Hadithi 575

27. Nënkapitulli: Koha e namazit të sabahut

575. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Amër ibn Asimi na ka thënë: Na ka treguar Hemami, e ky nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Zejd ibn Thabiti më ka treguar se kishin ngrënë syfyr me Pejgamberin ﷺ, pastaj ishin falur.”

Katadja e pyeti Enesin: “Sa kohë kishte mes tyre (syfyrit dhe namazit)?” Ai tha: “Aq sa t'i lexoje pesëdhjetë-gjashtëdhjetë ajete.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 575

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?