Sahihu i Buhariut — Hadithi 586

31. Nënkapitulli: Nuk falet namaz vullnetar qëllimisht para perëndimit të diellit

586. Nga: Ebu Seid Hudriu

Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e ky nga Salihu, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Ata ibn Jezid Xhundiu se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nuk ka namaz (nfile) pas atij të sabahut, derisa të ngrihet dielli, as pas atij të ikindisë, derisa të perëndojë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 586

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?