Sahihu i Buhariut — Hadithi 707
65. Nënkapitulli: Përshpejtimi i namazit në rast të të qarit të fëmijës
707. Nga: Ebu Katade Sulemiu
Ibrahim ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Velidi, e këtij i ka treguar Evzaiu, e ky nga Jahja ibn Ebu Kethiri, e ky nga Abdullah ibn Ebu Katadja, se babai i tij Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ndonjëherë dëshiroj ta zgjas namazin, mirëpo, kur dëgjoj të qarët e fëmijës, e shkurtoj leximin, nga frika se mos ia vështirësoj (namazin) nënës së tij.”
Transmetimin e Evzaiut e përforcon Bishr ibn Bekri dhe Ibn Mubareku.