Sahihu i Buhariut — Hadithi 730
81. Nënkapitulli: Namazi i natës
730. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Ibrahim ibn Mundhiri na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Fudejku, e këtij i ka treguar Ibn Ebu Dhiëbi, e ky nga Makburi, e ky nga Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ kishte një hasër, të cilën gjatë ditës e përdorte për t'u ulur (në xhami), kurse gjatë natës e përdorte si perde (për t'u izoluar nga sytë e njerëzve). Disa njerëz e vërejtën (namazin e tij gjatë natës) dhe filluan t'i bashkëngjiteshin e të faleshin me të.