Sahihu i Buhariut — Hadithi 739

86. Nënkapitulli: Ngritja e duarve gjatë ngritjes pas dy rekateve

739. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ajashi na ka thënë: Na ka treguar Abdulalai, e këtij i ka treguar Ubejdullahu se Nafiu tregon: “Kur Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e fillonte namazin, bënte tekbir duke i ngritur duart. Kur binte në ruku, i ngrinte duart dhe, kur thoshte: “Semiallahu limen hamideh, i ngrinte duart.” Kur ngrihej prej rekatit të dytë (për të tretin), i ngrinte duart. Këtë veprim Ibn Omeri ia atribuonte Pejgamberit ﷺ.”

Hamad ibn Seleme e transmeton nga Ejubi, e ky nga Nafiu, e ky nga Ibn Omeri, e ky nga Pejgamberi ﷺ. Ndërkaq, Tahmani e ka transmetuar shkurtimisht nga Ejubi dhe Musa ibn Ukbe.

Referenca: Sahihu i Buhariut 739

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?