Hadithet e ngjashme me hadithin 739

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

736. Nga: Abdullah ibn Omeri

Muhamed ibn Mukatili na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Salim ibn Abdullahu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka parë të Dërguarin e Allahut ﷺ që, kur fillonte namazin, i ngrinte duart paralel me supet. Njëjtë vepronte edhe kur bënte tekbirin për ruku dhe kur ngrihej nga rukuja, pastaj thoshte: “Semiallahu limen hamideh.” Ndërkaq, në sexhde nuk i ngrinte duart.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 736

Fjalë të panjohura?

739. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ajashi na ka thënë: Na ka treguar Abdulalai, e këtij i ka treguar Ubejdullahu se Nafiu tregon: “Kur Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e fillonte namazin, bënte tekbir duke i ngritur duart. Kur binte në ruku, i ngrinte duart dhe, kur thoshte: “Semiallahu limen hamideh, i ngrinte duart.” Kur ngrihej prej rekatit të dytë (për të tretin), i ngrinte duart. Këtë veprim Ibn Omeri ia atribuonte Pejgamberit ﷺ.”

Hamad ibn Seleme e transmeton nga Ejubi, e ky nga Nafiu, e ky nga Ibn Omeri, e ky nga Pejgamberi ﷺ. Ndërkaq, Tahmani e ka transmetuar shkurtimisht nga Ejubi dhe Musa ibn Ukbe.

Referenca: Sahihu i Buhariut 739

Fjalë të panjohura?

738. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Salim ibn Abdullahu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka parë Pejgamberin ﷺ të bënte tekbir në fillim të namazit, duke i ngritur duart paralel me supet. Njëjtë ka vepruar edhe kur ka bërë tekbirin për ruku. Kur ka thënë: “Semiallahu limen hamideh”, i ka ngritur duart, pastaj ka thënë: “Rabena ve lekel hamd.” Ndërkaq, kur ka rënë në sexhde, nuk i ka ngritur duart, e as kur është ngritur prej saj.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 738

Fjalë të panjohura?

735. Nga: Abdullah ibn Omeri

Abdullah ibn Mesleme na ka treguar nga Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Salim ibn Abdullahu, se babai i tij Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur i Dërguari i Allahut ﷺ e fillonte namazin, i ngrinte duart paralel me supet. Pastaj, kur bënte tekbirin për ruku dhe kur ngrihej nga rukuja, sërish i ngrinte duart, sikurse në fillim, dhe thoshte: “Semiallahu limen hamideh, rabena ve lekel hamd.” Ndërkaq, në sexhde, nuk i ngrinte duart.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 735

Fjalë të panjohura?