Sahihu i Buhariut — Hadithi 747

91. Nënkapitulli: Shikimi drejt imamit në namaz

Aishja tregon se, rreth namazit të eklipsit, Pejgamberi ﷺ ka thënë: “E pashë Xhehenemin duke ngrënë vetveten (nga nxehtësia), kur më patë duke u tërhequr mbrapa (sikur i frikësuar).”

747. Nga: Bera ibn Azibi

Haxhaxhi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Ebu Is'haku, e ky e ka dëgjuar Abdullah ibn Jezidin gjatë hutbes duke thënë: Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!), - që nuk është njeri që gënjen, - tregon se faleshin me Pejgamberin ﷺ dhe, kur ai ngrihej nga rukuja, ata ngriheshin pas tij dhe qëndronin në këmbë derisa të shihnin se Pejgamberi ﷺ ka rënë në sexhde.

Referenca: Sahihu i Buhariut 747

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?