Sahihu i Buhariut — Hadithi 762
97. Nënkapitulli: Leximi i Kuranit në namazin e ikindisë
762. Nga: Ebu Katade Sulemiu
Mekij ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e ky nga Jahja ibn Ebu Kethiri, e ky nga Abdullah ibn Ebu Katadja, se babai i tij Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ në dy rekatet e para të drekës dhe ikindisë e lexonte Fatihanë dhe ndonjë sure tjetër. Nganjëherë mund të dëgjonim ndonjë ajet prej tij (nga pëshpëritjet).”