Hadithet e ngjashme me hadithin 762
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
776. Nga: Ebu Katade Sulemiu
Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Hemami, e ky nga Jahjai, e ky nga Abdullah ibn Ebu Katadja, se babai i tij Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ në dy rekatet e para të namazit të drekës e lexonte Fatihanë dhe nga një sure, kurse në dy rekatet e fundit vetëm Fatihanë. Nganjëherë mund të dëgjonim ndonjë ajet prej tij (nga pëshpëritjet). Rekatin e parë e zgjaste, kurse të dytin jo. Njëjtë vepronte edhe në ikindi dhe sabah.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 776
Fjalë të panjohura?
759. Nga: Ebu Katade Sulemiu
Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Shejbani, e ky nga Jahjai, e ky nga Abdullah ibn Ebu Katadja, se babai i tij Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ në dy rekatet e para të namazit të drekës e lexonte Fatihanë dhe nga një sure. Rekatin e parë e zgjaste, kurse të dytin e shkurtonte. Nganjëherë mund të dëgjonim ndonjë ajet prej tij (nga pëshpëritjet). Në namazin e ikindisë e lexonte Fatihanë dhe nga një sure, si dhe e zgjaste rekatin e parë. Në namazin e sabahut e zgjaste rekatin e parë dhe e shkurtonte të dytin.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 759
Fjalë të panjohura?
779. Nga: Ebu Katade Sulemiu
Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e ky nga Jahja ibn Ebu Kethiri, e ky nga Abdullah ibn Ebu Katadja, se babai i tij Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ, në namazin drekës, e zgjaste rekatin e parë, kurse rekatin e dytë e shkurtonte. Të njëjtën gjë e vepronte edhe në namazin e sabahut.
Referenca: Sahihu i Buhariut 779
Fjalë të panjohura?
762. Nga: Ebu Katade Sulemiu
Mekij ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e ky nga Jahja ibn Ebu Kethiri, e ky nga Abdullah ibn Ebu Katadja, se babai i tij Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ në dy rekatet e para të drekës dhe ikindisë e lexonte Fatihanë dhe ndonjë sure tjetër. Nganjëherë mund të dëgjonim ndonjë ajet prej tij (nga pëshpëritjet).”
Referenca: Sahihu i Buhariut 762
Fjalë të panjohura?
778. Nga: Ebu Katade Sulemiu
Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Evzaiu, e këtij i ka treguar Jahja ibn Ebu Kethiri, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Ebu Katadja, se babai i tij Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ në dy rekatet e para të namazit të drekës dhe ikindisë e lexonte Fatihanë dhe nga një sure (në çdo rekat). Nganjëherë mund të dëgjohej prej tij ndonjë ajet (nga pëshpëritjet) dhe rekatin e parë e zgjaste më shumë (sesa të dytin).
Referenca: Sahihu i Buhariut 778
Fjalë të panjohura?