Hadithet e ngjashme me hadithin 785
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
789. Nga: Ebu Hurejra
Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Ebu Bekër ibn Abdurrahman ibn Harithi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ ngrihej për t'u falur, thoshte “Allahu Ekber” (bënte tekbir) në fillim, pastaj njëjtë bënte tekbir kur kërrusej në ruku. Ndërkaq, gjatë ngritjes nga rukuja thoshte: “Semiallahu limen hamideh dhe, pasi drejtohej mirë, thoshte: “Rabena lekel hamd”, - ndërsa Abdullah ibn Salihu transmeton nga Lejthiu (se thoshte): “ve lekel hamd.” - Pastaj sërish bënte tekbirin kur binte për në sexhde, bënte tekbirin kur ngrihej nga sexhdja, bënte tekbirin kur binte në sexhde dhe bënte tekbirin kur ngrihej nga sexhdja sërish. Këtë e vepronte gjatë gjithë namazit, deri në fund. Po ashtu, bënte tekbirin edhe kur ngrihej prej dy rekateve, pas uljes.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 789
Fjalë të panjohura?
803. Nga: Ebu Hurejra
Ebu Jemani na ka thënë: Na ka treguar Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ebu Bekër ibn Abdurrahman ibn Harith ibn Hishami dhe Ebu Seleme ibn Abdurrahmani tregon: “Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thoshte “Allahu Ekber” (tekbir) në çdo namaz farz apo vullnetar, në Ramazan e jashtë tij. Bënte tekbirin kur ngrihej për t'u falur dhe kur binte në ruku. Pastaj (duke u ngritur nga rukuja dhe) para se të binte në sexhde, thoshte: “Semiallahu limen hamideh”, dhe: “Rabena ve lekel hamd.” Duke rënë në sexhde, thoshte: “Allahu ekber.” Kur e ngrinte kokën, bënte tekbirin, kur binte sërish bënte tekbirin dhe, kur ngrihej prej sexhdes, sërish bënte tekbirin. Bënte tekbirin sa herë që ngrihej prej uljes pas dy rekatesh. Kështu vepronte në çdo rekat, derisa e përfundonte namazin. Pasi e përfundonte, thoshte: “Betohem në Atë, në dorën e të Cilit është shpirti im, se nga të gjithë ju, namazi im më së shumti i ngjason namazit të të Dërguarit të Allahut ﷺ. Kështu falej derisa u nda nga kjo botë.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 803
Fjalë të panjohura?
785. Nga: Ebu Hurejra
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ibn Shihabi se Ebu Seleme tregon se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) u priu në namaz dhe, sa herë që ulej ose ngrihej, thoshte “Allahu Ekber”. Ndërkaq, pasi e kreu, tha: “Namazi im, më së shumti nga të gjithë ju, i ngjason namazit të të Dërguarit të Allahut ﷺ.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 785
Fjalë të panjohura?
795. Nga: Ebu Hurejra
Ademi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Dhiëbi, e ky nga Seid Makburi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ thoshte: “Semiallahu limen hamideh”, pas saj thoshte: “Allahume Rabena ve lekel hamd.” Sa herë që binte në ruku dhe ngrihej, bënte tekbirin (Allahu Ekber) dhe, kur ngrihej pas dy sexhdeve, thoshte: “Allahu Ekber.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 795
Fjalë të panjohura?