Hadithet e ngjashme me hadithin 377
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
377. Nga: Sehël ibn Sad Saidiu
Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani se Ebu Hazimi tregon se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) është pyetur: “Prej çfarë materiali ka qenë minberi (i Pejgamberit ﷺ)?”
Ai tha: “Përkitazi me këtë nuk ka mbetur dikush që është më i informuar se unë. E pati punuar filani, i çrobëruari i filanes, me brukën e Gabës, për Pejgamberin ﷺ. Pasi e vendosën në xhami, Pejgamberi ﷺ hipi në të dhe, i drejtuar nga kibla, mori tekbir dhe njerëzit iu bashkëngjitën namazit të tij. Filloi me lexim dhe më pas ra në ruku, e bashkë me të edhe njerëzit pas tij. Pas rukusë, u tërhoq mbrapa (zbriti nga minberi) dhe bëri sexhden në tokë. (Me t'u ngritur nga sexhdja), u ngjit në minber, lexoi, ra në ruku u ngrit nga rukuja dhe sërish u tërhoq mbrapa (zbriti nga minberi) dhe bëri sexhden në tokë. Ja, kështu qëndron çështja e minberit.”
Imam Buhariu tregon se Ahmed ibn Hanbeli e pyeti Ali ibn Medinin rreth këtij hadithi, e tha: “Desha të them se Pejgamberi ﷺ është falur në një vend më lart se njerëzit, andaj nuk prish punë asgjë nëse imami qëndron pak më sipër njerëzve, duke u argumentuar me këtë hadith.”
Ali ibn Medini i tha: “Sufjan ibn Ujejnen e pyesnin shpesh rreth kësaj tematike. A nuk e ke dëgjuar prej tij?”
- Jo, - tha imam Ahmedi.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 377
Fjalë të panjohura?
917. Nga: Sehël ibn Sad Saidiu
Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Abdurrahman ibn Muhamed ibn Abdullah ibn Abdulkarij Kureshi Iskenderani se Ebu Hazim ibn Dinari tregon se disa burra erdhën te Sehël ibn Sad Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe filluan të debatonin rreth minberit (të Pejgamberit ﷺ) se prej çfarë materiali ishte i punuar, andaj e pyetën atë për këtë çështje. Ai u tha: “Betohem në Allahun se unë e di mirë se prej çfarë materiali ka qenë i punuar. E kam parë kur është vendosur këtu për herë të parë dhe kur është ulur në të i Dërguari i Allahut ﷺ për herë të parë.
Ai porositi një grua ensare, - së cilës Sehli ia përmendi emrin, por Ebu Hazimit nuk i kujtohej: - “Urdhëroje shërbëtorin tënd zdrukthëtar që të më ndërtojë një minber, që të hipi në të gjatë kohës sa u ligjëroj njerëzve.”
Ajo e urdhëroi shërbëtorin e vet, i cili ia ndërtoi (minberin) prej drurëve të Gabës, pastaj e solli. I Dërguari i Allahut ﷺ urdhëroi të vendosej këtu. Më vonë, e kam parë të Dërguarin e Allahut ﷺ duke u falur në të: mori tekbirin duke qenë mbi të dhe ra në ruku, pastaj zbriti nga mbrapa dhe ra në sexhde në fund të minberit dhe u kthye sërish (hipi mbi të). Pasi e përfundoi namazin, u kthye nga njerëzit dhe u tha: “O njerëz! Veprova kështu që të më pasoni dhe ta mësoni namazin tim.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 917
Fjalë të panjohura?
448. Nga: Sehël ibn Sad Saidiu
Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Abdulazizi, e ky nga Ebu Hazimi se Sehli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ dërgoi dikë te një grua për t'i thënë: “Urdhëroje shërbëtorin tënd zdrukthëtar të më punojë një palë shkallë, që të ulem në to (si minber).”
Referenca: Sahihu i Buhariut 448
Fjalë të panjohura?