Hadithet e ngjashme me hadithin 366
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
366. Nga: Abdullah ibn Omeri
Asim ibn Aliu na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Dhiëbi, e ky nga Zuhriu, e ky nga Salimi se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se një burrë e pyeti të Dërguarin e Allahut ﷺ: “Çfarë duhet të veshë muhrimi?”
Pejgamberi ﷺ i tha: “Nuk i lejohet të veshë as këmishë, as shallvare, as pardesy, as rrobë të parfumuar me shafran ose vers. Nëse nuk mund të gjejë sandale, atëherë le të mbathë meste, por le t'i shkurtojë, që të jenë nën nyja.”
Këtë hadith e transmeton edhe Nafiu nga Ibn Omeri, e ky nga Pejgamberi ﷺ, njëjtë.
Referenca: Sahihu i Buhariut 366
Fjalë të panjohura?
1542. Nga: Abdullah ibn Omeri
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një burrë e pyeti Pejgamberin ﷺ: “O i Dërguari i Allahut! Çfarë duhet të veshë muhrimi?” I Dërguari i Allahut ﷺ i tha: “Nuk i lejohet të veshë këmishë, as çallmë, as shallvare, as pardesy, as meste, përveç nëse dikush nuk posedon sandale, atëherë le t'i mbathë mestet, por le t'i shkurtojë paksa, që të jenë nën nyja, si dhe as rrobë të parfumuar me shafran ose vers.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1542
Fjalë të panjohura?
1842. Nga: Abdullah ibn Omeri
Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e këtij i ka treguar Ibn Shihabi, e ky nga Salimi se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ u pyet: “Çfarë rrobash vesh muhrimi?”
Pejgamberi ﷺ tha: “Nuk vesh këmishë, as çallmë, as shallvare, as pardesy e as rrobë të parfumuar. Nëse nuk gjen sandale, atëherë le të mbathë meste, por le t'i shkurtojë sa të jenë nën nyja.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1842
Fjalë të panjohura?
134. Nga: Abdullah ibn Omeri
Ademi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Dhiëbi, e ky nga Nafiu e ky nga Ibn Omeri e ky nga Pejgamberi ﷺ. [t]: (Ademi po ashtu na ka thënë: Na ka treguar) Ibn Ebu Dhiëbi, e ky nga Zuhriu, e ky nga Salimi se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se një njeri e pyeti Pejgamberin ﷺ: “Çfarë duhet të veshë ai që është në ihram?” Pejgamberi ﷺ i tha: “Nuk i lejohet të veshë këmishë, as çallmë, as shallvare, as pardesy, as rrobë të parfumuar me shafran ose vers. Nëse nuk mund të gjejë sandale, atëherë le të mbathë meste, por le t'i shkurtojë paksa, që të jenë nën nyej.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 134
Fjalë të panjohura?
1838. Nga: Abdullah ibn Omeri
Abdullah ibn Jezidi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Një njeri u ngrit dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, çfarë rrobash na urdhëron të veshim në ihram?”
Pejgamberi ﷺ i tha: “Mos vishni këmishë, as shallvare, as çallmë, as pardesy, e, nëse ndokush nuk ka sandale, atëherë le të mbathë meste, por le t'i shkurtojë nën nyja. Mos vishni rrobë të parfumuar. Gruaja që është në ihram, të mos veshë perçe e as dorëza.”
Këtë transmetim e fuqizojnë Musa ibn Ukbe, Ismail ibn Ibrahim ibn Ukbe, Xhuvejriu dhe Ibn Is'haku, në lidhje me perçen dhe dorezat. Ndërkaq, Ubejdullahu thotë: “As rroba të parfumuara"; po ashtu thoshte: “Gruaja që është në ihram të mos veshë perçe, e të mos veshë dorëza.” Maliku transmeton nga Nafiu, e ky nga Ibn Omeri: “Gruaja që është në ihram të mos veshë perçe.” Transmetimin e Malikut e fuqizon Lejth ibn Ebu Sulejmi.
Referenca: Sahihu i Buhariut 1838
Fjalë të panjohura?