Sahihu i Buhariut — Hadithi 801
127. Nënkapitulli: Të qëndruarit qetë (një copë herë) pas ngritjes së kokës nga rukuja
Ebu Humejdi ka thënë: "Pejgamberi ﷺ u ngrit dhe u drejtua derisa çdo asht iu kthye në vendin e vet."
801. Nga: Bera ibn Azibi
Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Hakemi, e ky nga Ibn Ebu Lejla se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Rukuja e Pejgamberit ﷺ, sexhdja, qëndrimi drejt pas rukusë dhe qëndrimi ulur mes dy sexhdeve, që të gjitha, përafërsisht, kanë qenë të barabarta (në kohëzgjatje).”