Sahihu i Buhariut — Hadithi 812
134. Nënkapitulli: Vendosja e hundës në tokë gjatë sexhdes
812. Nga: Abdullah ibn Abasi
Muala ibn Esedi na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e ky nga Abdullah ibn Tavusi, e ky nga babai i tij se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Jam urdhëruar që të bëj sexhden me shtatë eshtra: me ballë, - dhe bëri me shenjë në hundën e tij, - duar, gjunjë dhe shputa, si dhe të mos i mbledhim flokët e rrobat (nëse bien përpara gjatë sexhdes).”