Hadithet e ngjashme me hadithin 812
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
816. Nga: Abdullah ibn Abasi
Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Amri, e ky nga Tavusi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Jam urdhëruar që të bëj sexhden me shtatë (gjymtyrë), si dhe të mos i mbledh flokët dhe rrobat (nëse bien përpara gjatë sexhdes).”
Referenca: Sahihu i Buhariut 816
Fjalë të panjohura?
809. Nga: Abdullah ibn Abasi
Kabisa na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Amër ibn Dinari, e ky nga Tavusi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ është urdhëruar që të bëjë sexhden me shtatë gjymtyrë: me ballë, duar, gjunjë dhe këmbë, si dhe të mos i mbledhë flokët e rrobat (në rast se i bien përpara).”
Referenca: Sahihu i Buhariut 809
Fjalë të panjohura?
812. Nga: Abdullah ibn Abasi
Muala ibn Esedi na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e ky nga Abdullah ibn Tavusi, e ky nga babai i tij se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Jam urdhëruar që të bëj sexhden me shtatë eshtra: me ballë, - dhe bëri me shenjë në hundën e tij, - duar, gjunjë dhe shputa, si dhe të mos i mbledhim flokët e rrobat (nëse bien përpara gjatë sexhdes).”
Referenca: Sahihu i Buhariut 812
Fjalë të panjohura?
810. Nga: Abdullah ibn Abasi
Muslim ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Amri, e ky nga Tavusi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Jemi urdhëruar të bëjmë sexhden me shtatë gjymtyrë, si dhe të mos i mbledhim flokët dhe rrobat (në rast se bien përpara).”
Referenca: Sahihu i Buhariut 810
Fjalë të panjohura?
815. Nga: Abdullah ibn Abasi
Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Amër ibn Dinari, e ky nga Tavusi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ është urdhëruar që të bëjë sexhden me shtatë gjymtyrë, si dhe të mos i mbledhë rrobat dhe flokët (në rast se bien përpara ndërmjet trupit dhe tokës).”
Referenca: Sahihu i Buhariut 815
Fjalë të panjohura?