Sahihu i Buhariut — Hadithi 829

146. Nënkapitulli: Mendimi i atyre që thonë se ulja në teshehudin e parë nuk është e detyrueshme

Pejgamberi ﷺ është ngritur pasi i ka falur dy rekate (pa u ndalur në uljen e parë), e nuk është kthyer (për ta kompensuar).

829. Nga: Abdullah ibn Malik ibn Buhajne

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Abdurrahman ibn Hurmuzi, i çrobëruari i benu Abdulmutalibëve, ose i çrobëruari i Rebia ibn Harithit, se Abdullah ibn Buhajne (Allahu qoftë i kënaqur me të!), pjesëtar i fisit ezd shenue, aleat i fisit beni abdumenaf, si dhe shok i Pejgamberit ﷺ, tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ua fali namazin e drekës dhe, pas dy rekatesh, u ngrit në këmbë, pa qëndruar ulur (në uljen e parë). Të gjithë sahabët u ngritën pas tij. Kur arriti në fund të namazit, njerëzit prisnin të jepte selam, por ai bëri tekbirin duke qenë ulur dhe ra në sexhde. I bëri dy sexhde, pastaj dha selam.

Referenca: Sahihu i Buhariut 829

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?