Hadithet e ngjashme me hadithin 829

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

829. Nga: Abdullah ibn Malik ibn Buhajne

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Abdurrahman ibn Hurmuzi, i çrobëruari i benu Abdulmutalibëve, ose i çrobëruari i Rebia ibn Harithit, se Abdullah ibn Buhajne (Allahu qoftë i kënaqur me të!), pjesëtar i fisit ezd shenue, aleat i fisit beni abdumenaf, si dhe shok i Pejgamberit ﷺ, tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ua fali namazin e drekës dhe, pas dy rekatesh, u ngrit në këmbë, pa qëndruar ulur (në uljen e parë). Të gjithë sahabët u ngritën pas tij. Kur arriti në fund të namazit, njerëzit prisnin të jepte selam, por ai bëri tekbirin duke qenë ulur dhe ra në sexhde. I bëri dy sexhde, pastaj dha selam.

Referenca: Sahihu i Buhariut 829

Fjalë të panjohura?

1224. Nga: Abdullah ibn Malik ibn Buhajne

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Malik ibn Enesi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Abdurrahman Arexhi se Abdullah ibn Buhajne (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ njërin prej namazeve (me katër rekate) ua fali dy rekate, pastaj u ngrit në këmbë, pa kryer uljen (e parë). Njëjtë vepruan edhe njerëzit pas tij. Kur arriti në fund të namazit, ne prisnim të jepte selam, por ai bëri tekbirin para selamit, i bëri dy sexhde duke qenë ulur, pastaj dha selam.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1224

Fjalë të panjohura?

830. Nga: Abdullah ibn Malik ibn Buhajne

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Bekri, e ky nga Xhafer ibn Rebia, e ky nga Arexhi se Abdullah ibn Malik ibn Buhajne (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ na e fali drekën dhe, në vend se të qëndronte ulur (pas dy rekatesh), u ngrit në këmbë. Kur arriti në fund të namazit, i bëri dy sexhde duke qenë ulur.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 830

Fjalë të panjohura?

1225. Nga: Abdullah ibn Malik ibn Buhajne

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Jahja ibn Seidi, e ky nga Abdurrahman Arexhi se Abdullah ibn Buhajne (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ është ngritur në këmbë pas dy rekateve të drekës, pa qëndruar në uljen e parë. Kur arriti në fund të namazit, i bëri dy sexhde, pastaj dha selam.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1225

Fjalë të panjohura?