Sahihu i Buhariut — Hadithi 845
156. Nënkapitulli: Pasi imami ta përfundojë namazin, kthehet nga xhemati
845. Nga: Semure ibn Xhundubi
Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Xherir ibn Hazimi, e këtij i ka treguar Ebu Rexhai se Semure ibn Xhundubi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pasi Pejgamberi ﷺ e kryente namazin, kthehej me fytyrë nga ne.”