Hadithet e ngjashme me hadithin 1084
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
1084. Nga: Abdullah ibn Mesudi
Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e ky nga Ameshi, e këtij i ka treguar Ibrahimi se Abdurrahman ibn Jezidi tregon: “Othman ibn Afani na e fali namazin katër rekate në Mina. Kur dikush ia kujtoi këtë Abdullah ibn Mesudit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ai shprehu keqardhje1 për atë që kishin vepruar, e në atë rast tregoi: “Në Mina i kemi falur dy rekate me të Dërguarin e Allahut ﷺ, si dhe me Ebu Bekër Sidikun dhe Omer ibn Hatabin. Ah, sikur t'i kisha falur dy rekate, e të më pranoheshin në vend të atyre katër rekateve!”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1084
Fjalë të panjohura?
1657. Nga: Abdullah ibn Mesudi
Kabisa ibn Ukbe na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ameshi, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Abdurrahman ibn Jezidi se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Me Pejgamberin ﷺ i kam falur vetëm dy rekate (namaz farz në Mina). Kështu kam vepruar edhe me Ebu Bekrin e Omerin. Por, pastaj ndodhën mospajtime mes jush (rreth shkurtimit të namazit në Mina). Ah, sikur t'i kisha falur dy rekate, e të më pranoheshin në vend të atyre katër rekateve!”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1657
Fjalë të panjohura?