Hadithet e ngjashme me hadithin 1148
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
1141. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar Muhamed ibn Xhaferi, e ky nga Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ, gjatë ndonjë muaji, hante (nuk agjëronte), saqë mendonim se nuk do të agjëronte asnjë ditë të tij dhe agjëronte, saqë mendonim se nuk do të hante asnjë ditë të tij. Kur doje ta shihje duke u falur gjatë natës, e gjeje duke u falur, e, kur doje ta shihje fjetur, e gjeje duke fjetur.”
Transmetimin e Muhamed ibn Xhaferit nga Humejdi e ka fuqizuar Sulejmani dhe Ebu Halid Ahmeri nga Humejdi.
Referenca: Sahihu i Buhariut 1141
Fjalë të panjohura?
1973. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Muhamedi më ka thënë: Na ka rrëfyer Ebu Halid Ahmeri se Humejdi ka thënë: “E kam pyetur Enesin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) për agjërimin e Pejgamberit ﷺ dhe më është përgjigjur: “Sa herë që doja ta shihja agjërueshëm gjatë muajit, e shihja ashtu; dhe sa herë jo agjërueshëm, e shihja ashtu; ose gjatë natës duke u falur, e gjeja ashtu; si dhe duke fjetur, e shihja ashtu. Nuk kam prekur mëndafsh e as pëlhurë mëndafshi më të butë sesa dorën e të Dërguarit të Allahut ﷺ, si dhe nuk kam nuhatur myshk ose parfum më të këndshëm sesa erën e të Dërguarit të Allahut ﷺ.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1973
Fjalë të panjohura?
1148. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Seidi, e ky nga Hishami, e këtij i ka rrëfyer babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Asnjëherë nuk e kam parë Pejgamberin ﷺ duke lexuar (Kuran) ulur gjatë namazit të natës, përveç kur u moshua, e në atë rast lexonte ulur. Kur i mbeteshin edhe tridhjetë ose dyzet ajete, ngrihej, i lexonte ato dhe binte në ruku.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1148
Fjalë të panjohura?
1972. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Abdulaziz ibn Abdullahu më ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Xhaferi, e ky nga Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Gjatë ndonjë muaji i Dërguari i Allahut ﷺ hante (nuk agjëronte), saqë mendonim se nuk do të agjëronte asnjë ditë të tij, dhe agjëronte, saqë mendonim se nuk do të hante asnjë ditë të tij. Kur doje ta shihje duke u falur gjatë natës, e gjeje duke u falur, e, kur doje ta shihje fjetur, e gjeje duke fjetur.”
Sulejmani transmeton nga Humejdi se e ka pyetur Enesin rreth agjërimit.
Referenca: Sahihu i Buhariut 1972
Fjalë të panjohura?