Hadithet e ngjashme me hadithin 1221
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
851. Nga: Ukbe ibn Harith Nufejliu
Muhamed ibn Ubejdi na ka thënë: Na ka treguar Isa ibn Junusi, e ky nga Omer ibn Seidi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Ebu Mulejke se Ukbe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E fala namazin e ikindisë mbrapa Pejgamberit ﷺ, në Medinë, e, pasi e kreu, u ngrit me nxitim, kaloi nëpërmjet safave dhe shkoi në shtëpinë e njërës prej grave të tij. Njerëzit u merakosën nga ngutja e tij dhe, pasi doli, i pa njerëzit të habitur për shkak të nxitimit të vet, andaj u tha: “M'u kujtua se në shtëpi kisha ca florinj dhe nuk doja të më preokuponte më tutje (çështja e tyre), andaj urdhërova të shpërndaheshin.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 851
Fjalë të panjohura?
1221. Nga: Ukbe ibn Harith Nufejliu
Is'hak ibn Mensuri na ka thënë: Na ka treguar Revhu, e këtij i ka treguar Omeri ibn Seidi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Ebu Mulejke se Ukbe ibn Harithi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Mbrapa Pejgamberit ﷺ e fala namazin e ikindisë dhe, pasi e kreu, u ngrit me nxitim e shkoi në shtëpinë e njërës prej grave të tij. Kur u kthye, nëpër fytyrat e njerëzve vuri re se ishin habitur për shkak të ngutjes së tij, andaj u tha: “Teksa falesha, m'u kujtua se në shtëpi kisha disa florinj e nuk doja të qëndronin as dhe një natë më shumë te ne, andaj urdhërova të shpërndaheshin.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1221
Fjalë të panjohura?
1430. Nga: Ukbe ibn Harith Nufejliu
Ebu Asimi na ka thënë: Na ka treguar Omer ibn Seidi, e ky nga Ibn Ebu Mulejke se Ukbe ibn Harithi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “(Një ditë) Pejgamberi ﷺ na e fali ikindinë, sakaq shpejtoi dhe hyri në shtëpi. Nuk qëndroi gjatë dhe, kur doli, e pyeta, - ose ka thënë: dikush e pyeti, - (për këtë), e në atë rast u përgjigj: “Në shtëpi pata lënë ca florinj të lëmoshës, por nuk desha të më zërë nata duke i mbajtur, kështu që i shpërndava.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1430
Fjalë të panjohura?