Hadithet e ngjashme me hadithin 1552

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

1514. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ahmed ibn Isai na ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e ky nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka treguar Salim ibn Abdullahu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam parë të Dërguarin e Allahut ﷺ duke hipur mbi devenë e tij në Dhul Hulejfe dhe, pasi kafsha ngrihej në këmbë, ai hynte në ihram.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1514

Fjalë të panjohura?

1609. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Salim ibn Abdullahu se babai i tij Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Përveç dy këndeve jemenase, asnjëherë nuk e kam parë Pejgamberin ﷺ duke i prekur dy këndet e tjera të Qabesë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1609

Fjalë të panjohura?

1552. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ebu Asimi na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Salih ibn Kejsani, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ hyri në ihram pasi që kafsha e tij u ngrit në këmbë.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1552

Fjalë të panjohura?

166. Nga: Abdullah ibn Omeri

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Seid Makburi se Ubejd ibn Xhurejxhi i tha Abdullah ibn Omerit (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “O Ebu Abdurrahman, të kam parë duke i bërë katër veprime që asnjërin prej shokëve të tu nuk e kam parë duke i bërë.

- Cilat janë ato, o Ibn Xhurejxh? - i tha Ibn Omeri.

- Kam vënë re se:

1. Nuk prek asnjërin prej këndeve të Qabesë, përveç dy këndeve jemenase,

2. Mbath opinga prej lëkurës së lopës,

3. Lyen (flokët dhe mjekrën) me ngjyrë të verdhë dhe,

4. Të kam vënë re që, kur ke qenë në Mekë, teksa njerëzit hynin në ihram me të parë hënën e re, ti nuk hyje deri në ditën e tetë, - i tha Ibn Xhurejxhi.”

Abdullahu tha: “Sa u përket këndeve të Qabesë, nuk e kam parë Pejgamberin ﷺ t'i prekë ato, me përjashtim të këtyre dy këndeve jemenase, kurse për opingat prej lëkurës së regjur të lopës, e kam parë Pejgamberin ﷺ duke mbathur opinga prej lëkurës pa qime dhe duke marrë abdes me to, andaj edhe mua më pëlqen t'i mbath. E përdor ngjyrën e verdhë për të ngjyrosur mjekrën e flokët sepse e kam parë Pejgamberin ﷺ duke përdorur këtë ngjyrë, andaj edhe mua më pëlqen ta bëj të njëjtën gjë. Ndërkaq, sa i përket hyrjes në ihram, nuk e kam parë Pejgamberin ﷺ të hyjë në ihram, përveçse kur bëhej nisja për në haxh.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 166

Fjalë të panjohura?