Hadithet e ngjashme me hadithin 1600

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

1791. Nga: Abdullah ibn Ebu Eufai

Is'hak ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Xheriri se Ismail ibn Ebu Halidi tregon se Abdullah ibn Ebu Eufai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ e bëri umrën, edhe ne bëmë umre bashkë me të. Me të hyrë në Mekë, bëri tavaf, pastaj shkoi në Safa dhe Merva, e ashtu vepruam edhe ne. E mbronim nga banorët e Mekës, mos e qëllonte ndokush.”

Ismaili thotë: “Një shok imi e pyeti: “A ka hyrë në Qabe?”

- Jo, - iu përgjigj ai.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1791

Fjalë të panjohura?

1600. Nga: Abdullah ibn Ebu Eufai

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Halid ibn Abdullahu, e këtij i ka treguar Ismail ibn Ebu Halidi se Abdullah ibn Ebu Eufai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ e bëri umrën, e kreu tavafin rreth Qabesë dhe i fali dy rekate mbrapa Mekamit (të Ibrahimit). Dikush i qëndronte afër për ta mbrojtur nga turma e njerëzve.”

Dikush e pyeti Abdullahun: “A hyri i Dërguari i Allahut ﷺ në Qabe?” Ai iu përgjigj: “Jo.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1600

Fjalë të panjohura?