Hadithet e ngjashme me hadithin 1654
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
1654. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Aliu na ka treguar se e ka dëgjuar Ebu Bekër ibn Ajashin, e këtij i ka treguar Abdulazizi: E kam takuar Enesin. [t]: Ismail ibn Ebani më ka thënë: Na ka treguar Ebu Bekri se Abdulazizi tregon: “Ditën e tetë (të dhul hixhes) shkova në Mina, ku e takova Enesin (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili udhëtonte duke qenë hipur mbi gomar.” E pyeta: “Ku e ka falur Pejgamberi ﷺ drekën në këtë ditë (ditën e tetë)?”
- Falu aty ku falen prijësit e tu, - m'u përgjigj.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1654
Fjalë të panjohura?
1653. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Is'hak Ezraku, e këtij i ka treguar Sufjani se Abdulaziz ibn Rufeji tregon: “E kam pyetur Enes ibn Malikun (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Më trego diçka që e ke mësuar prej Pejgamberit ﷺ: ku e ka falur drekën dhe ikindinë ditën e tetë (të dhul hixhes)?”
- Në Mina, - tha ai.
- Po ikindinë, ku e ka falur ditën e largimit (nga Mina)?
- Në Ebtah, - u përgjigj Enesi, - por ti vepro ashtu siç veprojnë prijësit e tu.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1653
Fjalë të panjohura?
1763. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Is'hak ibn Jusufi, e këtij i ka treguar Sufjan Theuriu se Abdulaziz ibn Rufeji tregon: “I thashë Enes ibn Malikut (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Më trego diçka që e ke mësuar prej Pejgamberit ﷺ: ku e ka falur drekën ditën e Tervijes (ditën e tetë të haxhit)?”
- Në Mina, - m'u përgjigj ai.
- Po ditën e largimit (nga Mina), ku e ka falur ikindinë?
- Në Ebtah, por ti vepro ashtu siç veprojnë prijësit e tu.
Referenca: Sahihu i Buhariut 1763
Fjalë të panjohura?