Hadithet e ngjashme me hadithin 1767
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
491. Nga: Abdullah ibn Omeri
Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se, kur Pejgamberi ﷺ shkonte në Mekë, ndalej në Dhu Tuva dhe bunte aty derisa e falte namazin e sabahut. Vendi ku falej Pejgamberi ﷺ ndodhej mbi një bokë të egër, e jo te xhamia e ndërtuar aty pranë, por poshtë saj, mbi bokën e lartpërmendur.
Referenca: Sahihu i Buhariut 491
Fjalë të panjohura?
1769. Nga: Abdullah ibn Omeri
Muhamed ibn Isai na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e ky nga Ejubi se Nafiu tregon se, kur Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) vinte (në Mekë), qëndronte në Dhu Tuva, pastaj, në mëngjes, hynte në Mekë. Ndërkaq, kur largohej, kalonte nëpër Dhu Tuva, ku dhe flinte. Tregonte se kështu ka vepruar Pejgamberi ﷺ.
Referenca: Sahihu i Buhariut 1769
Fjalë të panjohura?
1767. Nga: Abdullah ibn Omeri
Ibrahim ibn Mundhiri na ka thënë: Na ka treguar Ebu Damra, e këtij i ka treguar Musa ibn Ukbe se Nafiu tregon se, sa herë që Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) vinte (në Mekë), qoftë për haxh, qoftë për umre, qëndronte në Dhu Tuva, mes dy kodrinave. Pastaj hynte në Mekë nga Kodrina e Epërme, ndërsa devenë e pushonte para derës së xhamisë. Hynte dhe shkonte te Guri i Zi, prej nga e fillonte tavafin, ku i bënte shtatë rretullime: tri duke ecur me nxitim, kurse katër të tjera duke ecur normal. Pas tavafit, largohej dhe i falte dy rekate. Pastaj, para se të kthehej në shtëpi, shkonte dhe ecte mes Safasë dhe Mervës. Ndërkaq, kur kthehej prej haxhit ose umrës (në drejtim të Medinës), devenë e pushonte në Bat'ha të Dhul Hulejfes, ku dhe vetë Pejgamberi ﷺ e pushonte devenë.
Referenca: Sahihu i Buhariut 1767
Fjalë të panjohura?