Hadithet e ngjashme me hadithin 1924
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
2007. Nga: Seleme ibn Ekvai
Mekij ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Jezidi se Seleme ibn Ekvai (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Pejgamberi ﷺ urdhëroi një pjesëtar të fisit eslem që t'i lajmërojë njerëzit: “Ai që ka ngrënë (sot), le të agjërojë pjesën e mbetur të ditës, e, ai që nuk ka ngrënë, le të agjërojë, sepse sot është dita e Ashures.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 2007
Fjalë të panjohura?
1924. Nga: Seleme ibn Ekvai
Ebu Asimi transmeton nga Jezid ibn Ebu Ubejdi se Seleme ibn Ekvai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ ditën e Ashures dërgoi një njeri për t'i lajmëruar njerëzit: “Ai që ka ngrënë, le të agjërojë (pjesën e mbetur të ditës), (ai që ka filluar të agjërojë) le ta plotësojë agjërimin, e ai që nuk ka ngrënë, të mos hajë.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1924
Fjalë të panjohura?