Hadithet e ngjashme me hadithin 1939
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
1938. Nga: Abdullah ibn Abasi
Muala ibn Esedi na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e ky nga Ejubi, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ ka bërë hixhame duke qenë në ihram dhe e ka bërë atë duke qenë agjërueshëm.
Referenca: Sahihu i Buhariut 1938
Fjalë të panjohura?
1835. Nga: Abdullah ibn Abasi
Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Amri se gjëja e parë që ka dëgjuar prej Atait është se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ e ka bërë hixhamen duke qenë në ihram.
Pastaj e kam dëgjuar duke thënë: “Më ka treguar Tavusi nga Ibn Abasi, ndaj thashë: “Ndoshta e ka dëgjuar këtë hadith prej të dyve.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1835
Fjalë të panjohura?
1939. Nga: Abdullah ibn Abasi
Mameri na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e këtij i ka treguar Ejubi, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ ka bërë hixhame duke qenë agjërueshëm.
Referenca: Sahihu i Buhariut 1939
Fjalë të panjohura?