Hadithet e ngjashme me hadithin 216
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
1361. Nga: Abdullah ibn Abasi
Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Muaviu, e ky nga Ameshi, e ky nga Muxhahidi, e ky nga Tavusi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ kaloi pranë dy varreve, të cilët po dënoheshin dhe tha: “Këta dy po dënohen, por nuk po dënohen për ndonjë mëkat të madh (sipas tyre). Njëri prej tyre nuk ruhej nga stërpikat e urinës, kurse tjetri bartte fjalë.” Pastaj mori një degë të njomë, të cilën e ndau në dysh dhe në secilin varr e nguli nga një.
Dikush e pyeti: “O i Dërguari i Allahut, pse e bëre këtë?” Pejgamberi ﷺ tha: “Me shpresë që t'u lehtësohet dënimi për aq kohë sa degët nuk thahen.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1361
Fjalë të panjohura?
218. Nga: Abdullah ibn Abasi
Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Hazimi, e këtij i ka treguar Ameshi, e ky nga Muxhahidi, e ky nga Tavusi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ kaloi pranë dy varreve dhe tha: “Këta dy po dënohen, por nuk po dënohen për ndonjë mëkat të madh (sipas tyre). Njëri prej tyre nuk ruhej nga stërpikat e urinës, kurse tjetri bartte fjalë.” Pastaj mori një degë të njomë, e ndau në dysh dhe e nguli në secilin varr nga një pjesë.
I thanë: “O i Dërguari i Allahut, pse e bëre këtë?”
Tha: “Me shpresë që t'u lehtësohet dënimi për sa kohë që degët nuk thahen.”
Ibn Muthena ka thënë: “Na ka treguar Vekiu, e këtij i ka treguar Ameshi, e ky e ka dëgjuar Muxhahidin, njëjtë.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 218
Fjalë të panjohura?
1378. Nga: Abdullah ibn Abasi
Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Ameshi, e ky nga Muxhahidi, e ky nga Tavusi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ kaloi pranë dy varreve dhe tha: “Këta dy po dënohen, por nuk po dënohen për ndonjë mëkat të madh (sipas tyre).” Pastaj tha: “Përkundrazi (ato janë mëkate të mëdha): njëri prej tyre bartte fjalë, kurse tjetri nuk ruhej nga stërpikat e urinës.” Pastaj mori një degë të njomë, të cilën e ndau në dysh dhe në secilin varr nguli nga një, atëherë tha: “Me shpresë që t'u lehtësohet dënimi për aq sa degët nuk thahen.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1378
Fjalë të panjohura?
216. Nga: Abdullah ibn Abasi
Othmani na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Mensuri, e ky nga Muxhahidi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Një ditë Pejgamberi ﷺ kaloi pranë njërit prej kopshteve të Medinës, - ose ka thënë: Mekës, - dhe dëgjoi zërat e dy personave që po dënoheshin në varret e tyre, e në atë rast tha: “Këta dy po dënohen, por nuk po dënohen për ndonjë mëkat të madh (sipas tyre).” Pastaj tha: “Përkundrazi (ato janë mëkate të mëdha): njëri prej tyre nuk ruhej nga stërpikat e urinës, kurse tjetri bartte fjalë.” Pastaj kërkoi një degë të njomë, të cilën e ndau në dysh dhe ua vendosi mbi varre.
Dikush e pyeti: “O i Dërguari i Allahut, pse e bëre këtë?”
- “Me shpresë që t'u lehtësohet dënimi për aq kohë sa degët nuk thahen”, - tha Pejgamberi ﷺ.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 216
Fjalë të panjohura?