Hadithet e ngjashme me hadithin 230

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

231. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Musa ibn Ismail Minkarriu na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Amër ibn Mejmuni se Sulejman ibn Jesari transmeton se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), rreth çështjes së spermës që prek rrobën, ka thënë: “E pastroja atë nga rroba e të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe dilte për namaz, ndërkohë shenjat e larjes i dukeshin qartë në rrobë, njolla uji.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 231

Fjalë të panjohura?

229. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Amër ibn Mejmun Xhezeriu, e ky nga Sulejman ibn Jesari se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “I pastroja njollat e spermës në rrobat e Pejgamberit ﷺ dhe dilte për namaz, ndërkohë shenjat e ujit i dukeshin qartë në rrobë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 229

Fjalë të panjohura?

232. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Amër ibn Halidi na ka thënë: Na ka treguar Zuhejri, e këtij i ka treguar Amër ibn Mejmun ibn Mihrani se Sulejman ibn Jesari transmeton se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i pastronte njollat e spermës nga rroba e Pejgamberit ﷺ. (Aishja shtoi:) Pastaj shihja në rrobë një njollë (uji) ose edhe më shumë.

Referenca: Sahihu i Buhariut 232

Fjalë të panjohura?

230. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Jezidi, e këtij i ka treguar Amri, e ky nga Sulejmani se e ka dëgjuar Aishen. [t]: Musededi na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Amër ibn Mejmuni se Sulejman ibn Jesari thotë: “E pyeta Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rreth spermës që prek rrobën, e ajo më tha: “E pastroja atë nga rroba e të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe dilte në namaz, ndërkohë shenjat e larjes i dukeshin qartë në rrobë, njolla uji.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 230

Fjalë të panjohura?