Hadithet e ngjashme me hadithin 238
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
896. Nga: Ebu Hurejra
Muslim ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e këtij i ka treguar Ibn Tavusi, e ky nga babai i tij se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ne jemi të fundit (si umet), por të parët në Ditën e Gjykimit. Atyre u është dhënë Libri para nesh, e neve pas tyre. Ata patën polemizuar rreth kësaj dite (ditës së premte), kurse ne Allahu na ka udhëzuar në të (madhërimin e saj). Të nesërmen (të shtunën) e kanë hebrenjtë, kurse të pasnesërmen (të dielën) të krishterët.” Pastaj heshti.
Referenca: Sahihu i Buhariut 896
Fjalë të panjohura?
876. Nga: Ebu Hurejra
Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e këtij i ka treguar Ebu Zinadi, e ky nga Abdurrahman ibn Hurmuz Arexhi, i çrobëruari i Rebia ibn Harithit, se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ne jemi të fundit (si umet), por të parët në Ditën e Gjykimit, ndonëse atyre u është dhënë Libri para nesh. Pastaj, dita që Allahu ua ka bërë obligim atyre (madhërimin e saj), ata polemizuan rreth saj. Ndërsa neve Allahu na ka udhëzuar në të (madhërimin e saj), kurse të tjerët vijnë pas nesh: hebrenjtë e kanë të nesërmen (të shtunën), kurse të krishterët të pasnesërmen (të dielën).”
Referenca: Sahihu i Buhariut 876
Fjalë të panjohura?
238. Nga: Ebu Hurejra
Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e këtij i ka rrëfyer Ebu Zinadi, e këtij i ka treguar Abdurrahman ibn Hurmuz Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Ne jemi të fundit (si umet) dhe të parët (në Ditën e Gjykimit).”
Referenca: Sahihu i Buhariut 238
Fjalë të panjohura?