Hadithet e ngjashme me hadithin 329
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
329. Nga: Abdullah ibn Abasi
Muala ibn Esedi na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e ky nga Abdullah ibn Tavusi, e ky nga babai i tij se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Femrës i është lejuar të largohet (nga Meka) nëse i paraqiten menstruacionet (pa e kryer tavafin lamtumirës).”
Referenca: Sahihu i Buhariut 329
Fjalë të panjohura?
1760. Nga: Abdullah ibn Abasi
Muslimi na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e këtij i ka treguar Ibn Tavusi, e ky nga babai i tij se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Femrës me menstruacione i është lejuar të largohet (nga Meka), nëse tashmë e ka kryer tavafin e haxhit.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1760
Fjalë të panjohura?
1755. Nga: Abdullah ibn Abasi
Musededi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ibn Tavusi, e ky nga babai i tij se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Njerëzit janë urdhëruar që tavafi të jetë vepra e fundit (para se të dalin nga Meka), përveç femrës me menstruacione, së cilës i është bërë lehtësim.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1755
Fjalë të panjohura?