Hadithet e ngjashme me hadithin 47

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

47. Nga: Ebu Hurejra

Ahmed ibn Abdullah ibn Ali Menxhufiu na ka thënë: Na ka treguar Revhu, e këtij i ka treguar Aufi nga Haseni dhe Muhamedi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që e përcjell xhenazen e një muslimani, duke besuar dhe llogaritur në shpërblim, si dhe qëndron aty derisa t'i falet namazi i xhenazes e të përfundojë varrimi, kthehet me shpërblim sa të dy kiratëve, ku çdonjëri prej tyre është sa madhësia e Uhudit. Ndërkaq, ai që fal namazin e xhenazes dhe kthehet para se të përfundojë varrimi, kthehet me shpërblimin e vetëm një kirati.”

Transmetimin e Revhut e ka fuqizuar Othman Muedhini, i cili ka thënë: “Na ka treguar Aufi nga Muhamedi, e ky nga Ebu Hurejra, e ky nga Pejgamberi ﷺ, ngjashëm.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 47

Fjalë të panjohura?

1323. Nga: Ebu Hurejra

Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Xherir ibn Hazimi, e ky e ka dëgjuar Nafiun se dikush i ka treguar Ibn Omerit se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Ai që e përcjell xhenazen, do të shpërblehet me një kirat.”

Ibn Omeri tha: “Ebu Hurejra e ka tepruar.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1323

Fjalë të panjohura?

1325. Nga: Ebu Hurejra

Abdullah ibn Mesleme ka thënë: Kam lexuar në prani të Ibn Ebu Dhiëbit, e ky nga Seid ibn Ebu Seid Makburi, se babai i tij e ka pyetur Ebu Hurejrën, e ky ka thënë: E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ... [t]: Ahmed ibn Shebib ibn Seidi na ka thënë: Më ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Junusi, e këtij i ka treguar Ibn Shihabi. [t]: Abdurrahman Arexhi më ka treguar se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që merr pjesë në namazin e xhenazes (deri në fund), shpërblehet me një kirat, e ai që merr pjesë në varrimin e saj (deri në fund), shpërblehet me dy kiratë.” Dikush e pyeti: “Çfarë janë dy kiratë?” Pejgamberi ﷺ tha: “Sa dy kodra të mëdha.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1325

Fjalë të panjohura?