Hadithet e ngjashme me hadithin 584

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

584. Nga: Ebu Hurejra

Ubejd ibn Ismaili na ka treguar nga Ebu Usame, e ky nga Ubejdullahu, e ky nga Hubejb ibn Abdurrahmani, e ky nga Hafs ibn Asimi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar dy lloje të tregtisë, dy lloje të veshjeve dhe dy namaze: ka ndaluar namazin (vullnetar) pas atij të sabahut, derisa të lindë dielli, dhe namazin (vullnetar) pas atij të ikindisë, derisa të perëndojë dielli; të mbështillet trupi me një rrobë, duke i ngujuar duart brenda saj, dhe të ulurit duke i përthekuar gjunjët me duar, teksa është i mbështjellë me një rrobë të vetme, gjë që rrezikon t'i zbulojë pjesët e turpshme; si dhe (ka ndaluar) munabedhen dhe mulamesen.

Referenca: Sahihu i Buhariut 584

Fjalë të panjohura?

1993. Nga: Ebu Hurejra

Ibrahim ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Hishami, e ky nga Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Amër ibn Dinari, e ky e ka dëgjuar Ata ibn Minain se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Dy agjërime dhe dy shitblerje janë të ndaluara: agjërimi i Bajramit të Fitrit dhe atij të Kurbanit, si dhe shitblerja mulamese (me prekje) e munabedhe (me hedhje).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1993

Fjalë të panjohura?

368. Nga: Ebu Hurejra

Kabisa ibn Ukbe na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ ka ndaluar dy lloje të shitblerjes: limasin dhe nibadhin. Ka ndaluar që trupi të mbështillet me rrobë duke i bllokuar duart në të dhe uljen duke i përthekuar gjunjët me duar gjatë kohës sa personi është i mbështjellë me një rrobë të vetme.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 368

Fjalë të panjohura?

588. Nga: Ebu Hurejra

Muhamed ibn Selami na ka thënë: Na ka treguar Abde, e ky nga Ubejdullahu, e ky nga Hubejbi, e ky nga Hafs ibn Asimi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar dy namaze: namazin që falet pas atij të sabahut, derisa të lindë dielli, dhe namazin që falet pas atij të ikindisë, derisa të perëndojë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 588

Fjalë të panjohura?