Hadithet e ngjashme me hadithin 593

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

591. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e këtij i ka treguar Hishami, e këtij i ka rrëfyer babai i tij Urve ibn Zubejri tregon se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i ka thënë: “O djali i motrës sime, sa ka qenë Pejgamberi ﷺ tek unë, asnjëherë nuk i ka braktisur dy rekatet pas ikindisë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 591

Fjalë të panjohura?

1631. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Abdulazizi thotë: “Kam parë se Abdullah ibn Zubejri i ka falur dy rekate pas namazit të ikindisë dhe ka thënë se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i ka treguar se, sa herë që Pejgamberi ﷺ hynte në shtëpinë e saj, i falte këto dy rekate (pas ikindisë).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1631

Fjalë të panjohura?

592. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Shejbaniu, e këtij i ka treguar Abdurrahman ibn Esvedi, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ kurrë nuk i ka braktisur dy namaze, as vetmas, as në publik: dy rekatet para sabahut (suneti i sabahut) dhe dy pas ikindisë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 592

Fjalë të panjohura?

593. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Muhamed ibn Arare na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Ebu Is'haku se ka thënë: I kam parë Esvedin dhe Mesrukun duke dëshmuar se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Sa herë që Pejgamberi ﷺ ka ardhur tek unë pas ikindisë, gjithmonë i ka falur dy rekate namaz.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 593

Fjalë të panjohura?

590. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahid ibn Ejmeni, e këtij i ka treguar babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Betohem në Atë që ia ka marrë shpirtin (Pejgamberit ﷺ) se ai kurrë nuk i ka braktisur këto dy rekate (pas ikindisë), derisa e ka takuar Allahun ﷻ. E, Allahun e ka takuar vetëm pasi i është vështirësuar falja e namazit (për shkak të shëndetit), andaj shpesh i falte ulur. - Domethënë, dy rekatet pas ikindisë. Mirëpo, asnjëherë nuk i falte në xhami, nga frika se do ta ngarkonte umetin, ndërkohë atij i pëlqente t'ua lehtësonte gjërat.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 590

Fjalë të panjohura?