Hadithet e ngjashme me hadithin 626
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
626. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Urve ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur muezini e përfundonte ezanin e sabahut, i Dërguari i Allahut ﷺ i falte dy rekate të shpejta, para namazit të sabahut, pasi agimi qartësohej. Pastaj, shtrihej në krahun e djathtë, derisa muezini e thërriste për ikamet.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 626
Fjalë të panjohura?
994. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ i falte njëmbëdhjetë rekate dhe kështu ishte namazi i tij i natës. Kur e bënte sexhden, e zgjaste, pa e ngritur kokën, aq sa dikush do të mundte t'i lexonte pesëdhjetë ajete. I falte dy rekate para namazit të sabahut, pastaj shtrihej në anën e djathtë derisa muezini e thërriste për namaz.
Referenca: Sahihu i Buhariut 994
Fjalë të panjohura?
1123. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ falte (gjatë natës) njëmbëdhjetë rekate. I tillë ishte namazi i tij: rrinte në sexhde pa e ngritur kokën, aq sa dikush prej jush mund të lexojë pesëdhjetë ajete. Falte dy rekate para namazit (farz) të sabahut, e pastaj shtrihej në krahun e djathtë derisa i vinte muezini për namaz.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1123
Fjalë të panjohura?
1170. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ, gjatë natës, i falte trembëdhjetë rekate, pastaj, kur e dëgjonte ezanin e sabahut, i falte dy rekate të shkurtra.
Referenca: Sahihu i Buhariut 1170
Fjalë të panjohura?