Hadithet e ngjashme me hadithin 700
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
711. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu
Sulejman ibn Harbi dhe Ebu Numani na kanë thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Ejubi, e ky nga Amër ibn Dinari se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Muadhi falej së bashku me Pejgamberin ﷺ, më pas kthehej dhe u printe fisit të vet në namaz.
Referenca: Sahihu i Buhariut 711
Fjalë të panjohura?
701. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu
Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Amri se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se Muadh ibn Xhebeli e falte namazin me Pejgamberin ﷺ, pastaj kthehej dhe i printe fisit të vet në namaz. Një natë, në namazin e jacisë, ua lexoi suren Bekare, kështu që një burrë (nga xhemati) u shkëput prej namazit dhe u largua. Muadhi filloi të fliste kundër tij. Kur ky lajm i arriti Pejgamberit ﷺ, ai iu drejtua Muadhit: “Përçarës, përçarës, përçarës!” Pastaj e urdhëroi të këndonte (në namaz) dy sure të shkurtra nga fundi i Kuranit.
Amri thotë: “Nuk më kujtohen emrat e këtyre dy sureve.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 701
Fjalë të panjohura?
700. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu
Muslimi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Amri se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se, Muadh ibn Xhebeli falej bashkë me Pejgamberin ﷺ, e më pas kthehej dhe i printe fisit të vet në namaz.
Referenca: Sahihu i Buhariut 700
Fjalë të panjohura?
705. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu
Adem ibn Ebu Ijasi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Muharib ibn Dithari se Xhabir ibn Abdullah Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një natë, një burrë po kthehej me deve nga ara, teksa Muadhi po ua falte njerëzve namazin e jacisë. Ai uli devenë dhe shkoi për t'iu bashkëngjitur në namaz. Mirëpo, Muadhi e këndoi suren Bekare ose suren Nisa, andaj ky u largua. Më pas, i shkoi lajmi se Muadhi kishte folur kundër tij, kështu që u drejtua për te Pejgamberi ﷺ, që t'i ankohej për Muadhin. Atëherë Pejgamberi ﷺ iu drejtua Muadhit: “O Muadh! A përçarës je ti?” - tri herë. - “Pse nuk e lexoje suren Aëla, suren Shems ose suren Lejl, sepse prapa teje mund të falet i moshuari, i dobëti dhe nevojtari.”
Edhe këtë pjesë e konsideroj nga hadithi: “Ka thënë Ebu Abdullahu (Buhariu), transmetimin e të cilit e kanë përforcuar Seid ibn Mesruku, Misari dhe Shejbaniu. Amri, Ubejdullah ibn Miksemi dhe Ebu Zubejri kanë transmetuar nga Xhabiri se Muadhi e lexoi suren Bekare në namazin e jacisë. Këtë e përforcojnë Ameshi dhe Muharibi.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 705
Fjalë të panjohura?