Hadithet e ngjashme me hadithin 85

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

1036. Nga: Ebu Hurejra

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e këtij i ka rrëfyer Ebu Zinadi, e ky nga Abdurrahman Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kiameti nuk do të ndodhë pa ardhur koha kur zhduket dituria, shpeshtohen tërmetet, shkurtohet koha, shfaqen fitnet, shpeshtohet herxhi, - që nënkupton vrasjet e shumta, - dhe të ketë pasuri me bollëk, saqë s'ka kush e merr.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1036

Fjalë të panjohura?

85. Nga: Ebu Hurejra

Mekij ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka rrëfyer Handhale, e ky nga Salimi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Do të humbet (pakësohet) dituria, do të përhapen injoranca e fitnet, si dhe do të shpeshtohet herxhi.

I thanë: “O i Dërguari i Allahut, ç'është herxhi?” Ai bëri me shenjë duke e lakuar dorën e tij, kështu, duke nënkuptuar vrasjen.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 85

Fjalë të panjohura?

1412. Nga: Ebu Hurejra

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e këtij i ka treguar Ebu Zinadi, e ky nga Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kiameti nuk do të ndodhë pa u shtuar pasuria në mesin tuaj e të teprojë, saqë i pasuri do të brengoset kush do t'ia pranojë lëmoshën. Kur ia ofron ndokujt, i përgjigjet: “Nuk kam nevojë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1412

Fjalë të panjohura?