Hadithet e ngjashme me hadithin 889
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
1136. Nga: Hudhejfe ibn Jemani
Hafs ibn Omeri na ka thënë: Na ka treguar Halid ibn Abdullahu, e ky nga Husajni, e ky nga Ebu Vaili se Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur Pejgamberi ﷺ ngrihej për namaz nate, e pastronte gojën me misvak.
Referenca: Sahihu i Buhariut 1136
Fjalë të panjohura?
889. Nga: Hudhejfe ibn Jemani
Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani, e ky nga Mensuri dhe Husajni, e këta nga Ebu Vaili se Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur Pejgamberi ﷺ ngrihej për t'u falur natën, e pastronte gojën.
Referenca: Sahihu i Buhariut 889
Fjalë të panjohura?
245. Nga: Hudhejfe ibn Jemani
Othmani na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Mensuri, e ky nga Ebu Vaili se Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Kur Pejgamberi ﷺ ngrihej për namaz nate, e pastronte gojën me misvak.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 245
Fjalë të panjohura?