Hadithet e ngjashme me hadithin 918

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

449. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Haladi na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahid ibn Ejmeni, e ky nga babai i tij se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një grua i tha Pejgamberit ﷺ: “O i Dërguari i Allahut, kam një shërbëtor zdrukthëtar. A dëshiron të të punoj diçka për t'u ulur?” Pejgamberi ﷺ i tha: “Punoje, nëse do!” Ajo i punoi një minber.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 449

Fjalë të panjohura?

918. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Seid ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Xhaferi, e këtij i ka rrëfyer Jahja ibn Seidi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Enesi se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Në fillim, Pejgamberi ﷺ shfrytëzonte një trung hurme për të hipur sipër (gjatë ligjërimit). Kur iu ndërtua minberi, e dëgjuam trungun e hurmës duke rënkuar sikurse deveja, derisa Pejgamberi ﷺ zbriti dhe e vendosi dorën mbi të (e përkëdheli për ta qetësuar).”

Sulejmani transmeton nga Jahja, e këtij i ka rrëfyer Hafs ibn Ubejdullah ibn Enesi se e ka dëgjuar Xhabirin.

Referenca: Sahihu i Buhariut 918

Fjalë të panjohura?