Hadithet e ngjashme me hadithin 925

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

925. Nga: Ebu Humejd Saidiu

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Urve se Ebu Humejd Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një mbrëmje, i Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit pas namazit, e falënderoi dhe e lavdëroi Allahun ashtu siç i takon Atij, e pastaj tha: “Ema badu (E, më pas).

Transmetimin e Ebu Humejdit e përforcojnë Ebu Muaviu dhe Ebu Usame nga Hishami, e ky nga babai i tij, se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “E, më pas.” Po ashtu, Adeni e ka përforcuar transmetimin e Sufjanit në lidhje me shprehjen: “E, më pas.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 925

Fjalë të panjohura?

1500. Nga: Ebu Humejd Saidiu

Jusuf ibn Musai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e këtij i ka rrëfyer Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Ebu Humejd Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ angazhoi një pjesëtar të fisit esed, që quhej Ibn Lutbije, për mbledhjen e zekatit të fisit benu sulejm. Kur u kthye, Pejgamberi ﷺ e mori në llogari (për zekatin dhe pasurinë e tij).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1500

Fjalë të panjohura?